Flash News

KRYESORE

Qytetarët ankesa për heqjen e sinjalit të ‘Klan’ nga platforma e Digitalb, reagon AMA: Do ndërhyjmë për të drejtat e konsumatorëve

Qytetarët ankesa për heqjen e sinjalit të ‘Klan’ nga

Pesë ditë më parë kompania Digitalb ka hequr nga platforma e saj sinjalin e Tv Klan dhe Klan Plus. Siç bëhet e ditur, kjo ka ardhur si pasojë e dështimit të negociatave për rinovimin e kontratës mes dy kompanive.

Me një njoftim për mediat  Autoriteti i Mediave Audiovizive  bën me dije se gjatë tre ditëve të fundit ka marrë një numër të konsiderueshëm ankesash nga qytetarët në lidhje me mungesën e sinjalit të Televizionit Kombëtar “Klan” dhe “Klan” Plus.

“Në këto kushte, Këshilli i Ankesave pranë AMA-s ka mbledhur të gjithë ankesat e mbërritura pranë institucionit dhe ka nisur procedimin  konform ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, së pari duke kërkuar informacion nga platforma “Digitalb” dhe Televizioni “Klan”.

Autoriteti i Mediave Audiovizive në mbështetje të interesit më të lartë publik, në zbatim të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” dhe referuar Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, nënshkruar në datën 13 qershor 2019, ka kërkuar ndërhyrjen e këtij institucionit me qëllim garantimin e të drejtave të konsumatorëve dhe shmangien e praktikave të pandershme tregtare në fushën e shërbimeve mediatike audiovizive.

AMA mbetet e angazhuar për adresimin e plotë të situatës së krijuar dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet që sigurojnë konkurrencën në treg për shmangien e situatave të ngjashme në të ardhmen”-thuhet në njoftimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Të fundit