Flash News

KRYESORE

Qytetarët dynden drejt bregdetit, rëndohet trafiku. Policia nxjerr njoftimin e radhës

Qytetarët dynden drejt bregdetit, rëndohet trafiku. Policia nxjerr

Prej orës 17.00 ka filluar të rëndohet trafiku si pasojë e lëvizjes së shumtë të qytetarëve drejt bregdetit. Nisur nga ky fakt policia Rrugore ka lajmëruar qytearët të respektojnë rregullat për të dhënë ndihmën në menaxhimin e situatës.

Njoftimi i plotë:

Policia Rrugore:

Prej orës 17.00 ka filluar të rëndohet trafiku.

Ka shumë lëvizje e ngarkesë tek Gjiri Lalzit.

Po ashtu ka ngarkesë të kontrolluar në hyrje në Tiranë.

Në Lezhë, Shkodër e Velipojë ka ngarkesë por që po monitorohet nga Policia Rrugore.

Edhe aksi Vlorë-Fier po merr ngarkesë të madhe dhe po ngarkohet edhe aksi Fier- Tiranë

Të gjithë shërbimet janë në rrugë për të menaxhuar trafikun dhe ndihmuar lëvizjen pa bllokime të automjeteve.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve për të respektuar shpejtësinë, parakalimet e gabuara dhe sidomos shenjat e punonjësve të Policisë për një kthim të sigurtë.

Të fundit