Flash News

KRYESORE

Qytetarët e Elbasanit, fluks në gjendjet civile, dynden të regjistrojnë adresat e sakta

Qytetarët e Elbasanit, fluks në gjendjet civile, dynden të

Rreth 1250 familje ne Elbasan, kanë regjistruar pranë gjendjes civile adresën e saktë të vendbanimit, sipas udhëzimit të nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme.

Afati nga Drejtoria e Pergjithshme ishte 6 muaj për çdo individ i cili do kryente regjistrimin. Qytetarët iu përgjigjën kësaj thirrje, duke shënuar adresa te sakta për të mos tejkaluar afatin pasi penaliteti është 1000 lekë

Krahas kesaj, drejtuesi i gjendjes Civile Vladimir Gjoza tha se edhe për personat të cilet nuk disponojnë çertefikatë pronësie, duhet që paraqiten për të kryer këtë procedurë më një vërtetim nga Drejtoria Aluiznit, e cila sqaron se prona është në proces legalizimi.  Drejtoria e Përgjithshme po sheh mundësinë për shtyerjen e këtij afati duke i dhënë mundësi të gjithe emigrantëve.

Të fundit