Flash News

KRYESORE

Qytetarët e Fierit në protestë, bllokojnë rrethrrotullimin në hyrje të qytetit

Qytetarët e Fierit në protestë, bllokojnë rrethrrotullimin

Banorët e Fierit kanë bllokuar  rrethrrotullimin në hyrje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen.

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjëve nga Shqipëria.

Protestat në rrethe prriten të finalizohen me atë të 16 shkurtit në Tiranë. Kryedemokrati Basha ka thënë se nuk do të mbahen fjalime politike, por që do jetë zëri i qytetarit ai që do të dëgjohet.

Kujtojmë që ditën e djeshme ishin qytetarët e Bulqizës dhe ato të Milotit që protestuan, duke bllokuar rrugët dhe kërkuar të drejtat e tyre, më themelorja “Statusi i minatorit”.

Të fundit