Flash News

KRYESORE

Qytetarët e Gjirokastrës i bashkohen Bashës: Koha të rimëkëmbim ekonominë

Qytetarët e Gjirokastrës i bashkohen Bashës: Koha të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar në turin e takimeve në qytetin e Gjirokastrës, ku i janë bashkuar një numër i konsiderueshëm banorësh. Gjatë takimit, Basha e vuri theksin te plani i PD-së, si e vetmja shpresë për rimëkëmbjen e ekonomisë në Shqipëri.

Nga Gjirokastra, ku u prononcua gjatë ecjes edhe për median lokale, kryeopozitari tha se ka ardhur për të ftuar këtë qytet më datë 16 shkurt në Tiranë, e të marrin në dorë fatin e tyre për të përmbytur këtë sistem të kalbur, i cili është kthyer në gangrenë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë.

Në takimet me biznesin e vogël, Basha tha se tregtarëve “u duhet një shtet që ju shtrin dorën, jo ju vë këmbën.”

“Nuk do t’ju lëmë kështu. Të punojmë të gjithë bashkë që të rikthejmë ekonominë dhe mirëqënien. Me uljen e çmimit të karburantit dhe energjisë, ne besojmë se ekonomia do të marrë impulse shumë pozitive. Investimet do t’jua kthejmë juve, sepse ju duhet një shtet që ju shtrin dorën, jo t’ju vë këmbën”, deklaroi kreu i PD-së.

“Më 16 shkurt ju ftoj t’i japim fund këtij grushti shteti”, Basha me banorët e Mirditës: Alternativa e PD, e vetmja për shqiptarët

Të fundit