Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Qytetarët e Madridit në protestë kundër bisedimeve me Katalonjën
Mijëra protestues mbushën rrugët e kryeqytetit të Spanjës në një protestë të organizuar nga partitë opozitare, kundër planeve të qeverisë për të zbutur tensionet me Katalonjën.
Nismëtarët e marshimit ishin Partia Popullore PP dhe Ciudadanos (Qytetarët) dhe protesta vjen si reagim ndaj vendimit të kryeministrit Pedro Sánchez për t’iu ofruar separatistëve një raportues për bisedime.
“Po mblidhen kundër një personi të vetëm, kundër meje, që kur isha lider i opozitës dhe u mbajt referendumi ilegjitim në Katalonjë, qëndrova, si udhëheqës i opozitës, në krah të qeverisë së Partisë Popullore”, Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.