Flash News

KRYESORE

Qytetarët e Ukrainës protestojnë kundër Presidentit Poroshenko

Qytetarët e Ukrainës protestojnë kundër Presidentit

Mijëra protestues janë mbledhur në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, duke kërkuar largimin e Presidentit Petro Poroshenko nga detyra. Marshi i sotëm është thirrur nga ish-presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, i cili është dëbuar nga Ukraina më 12 shkurt dhe ka kërkuar largimin e Poroshenkos në kuadër të fushatës së tij kundër korrupsionit.

Sipas agjencisë së lajmeve “AFP”, pjesë e protestës kanë qenë 10,000 persona. Protesta ka pasur edhe në qytete të tjera në perëndim dhe qendër të Ukrainës. Poroshenko pati ftuar Saakashvilin për të shërbyer si guvernator i rajonit Odesa më 2015, mirëpo ky i fundit ishte dorëhequr, duke bërë ankesa për korrupsion masiv nën udhëheqjen e Poroshenkos.

Të fundit