Flash News

KRYESORE

Qytetarët e Vorës kërkojnë zgjedhje të reja pas shkarkimit të Kajmakut

Qytetarët e Vorës kërkojnë zgjedhje të reja pas

Kanë kaluar tre ditë që kur KQZ mori vendimin për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun. Në një prononcim për RTV Ora, qytetarët e Vorës kërkojnë zgjedhje të reja.

"Unë mendoj që të bëhen zgjedhje, që mos rrimë pa kryetar."

"Për mendimin tim o të sjellin tjetër, ose ka bashkia njerëz më të mirë."

"Ne themi Presidentit të dekretojë zgjedhjet.", ishin disa nga prononcimet.

Partia Demokratike denoncoi kryebashkiakun e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit se ka qenë më parë i arrestuar në Greqi për falsifikim parash, por me identitet tjetër Jorgo Toto. Po ashtu sipas PD, ky fakt nuk është deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Më 1 nëntor, KQZ vendosi me 5 vota pro t’i heqë mandatin Kajmakut, pasi akuzohet se gënjeu në formularin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar një dënim të mëhershëm për falsifikim parash në Greqi.

Sipas ligjit Agim Kajmaku ka një afat 45 ditor për tju drejtuar gjykatave për të bërë ankimimin e vendimit të KQZ.

Pas shkarkimit të Kajmakut, i mbetet kryeministrit Rama t’i drejtojë presidentit të Republikës Ilir Meta për një datë të re të zgjedhjeve për bashkinë Vorë.

Të fundit