Flash News

KRYESORE

Qytetarët i bashkohen protestës së opozitës në Vlorë, thirrje kundër kryeministrit Rama

Me dhjetëra qytetarë të Vlorës i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar kundër situatës së rënduar në Shqipëri, për të cilën bëjnë përgjegjëse qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Me parulla në duar ku bënin thirrje për uljen e çmimit të naftës apo për mungesën e demokracisë, qytetarët bllokuan rrethrrotullimin e Skelës në qytetin bregdetar. Ata kishin përgatitur edhe një pankartë në formën e biletës për kryeministrin Rama.

Kjo është protesta e radhës që opozita organizon në qytete të ndryshme të vendit, ndërkohë që strukturat po mobilizohen për protestën e madhe të 16 shkurtit, në Tiranë.

Të fundit