Flash News

KRYESORE

Qytetarët mbështesin studentët në emisionin e mëngjesit: Bravo i qoftë rinisë, t’i bashkojmë hallet aty në shesh

Qytetarët janë solidarizuar me protestën masive të studentëve të universiteteve publike në Tiranë e në rrethe, kundër tarifave dhe kushteve në konvikte.

Në emisionin e mëngjesit ‘Koha për t’u zgjuar’ në News 24 qytetarët kanë përgëzuar nismën e të rinjve për të protestuar kundër shkeljes së të drejtave të tyre dhe tarifave abuzive.

“O Bashkim mbrëmë kam fjetur gjumë. Bravo i qoftë rinisë, të rrojë sa malet rinia shqiptare. Iu ka vajtur njerëzve në kockë, po vdesin për bukë. Po merr popullin në qafë. Nuk ka lënë njeri pa i marrë shtëpinë. Shajnë Berisha, Berisha, po kur ishte Berisha hanim bukë, tani nuk kemi as bukë për të ngrënë. Po zihen në kazanët e plehrave. Bravo i qoftë rinisë dhe aty të qëndrojnë, mos të lëvizin. Nuk kisha parë kurrë si kjo qeveri”, shprehet një qytetar. Ndërsa një tjetër shprehet: “Është protesta më e pastër që mund të ekzistojë. Le të çohet i gjithë populli se i bashkojnë hallet. Gabimi jonë është se presim 4 vjet. Nuk duhet me i duru 4 vjet por kur ta prish qejfin qeveria. Ky popull duhet me u bashku se nuk ka derman tjetër. T’i bashkojmë hallet aty në shesh”.

Studentët pritet të vijojnë edhe sot protestën edhe më masive para Ministrisë së Arsimit.

Të fundit