Qytetarët mbi 7 orë pa drita, OSHEE: Është dëmtuar fideri kryesor

Qytetarët e Lezhës mbi 7 orë janë pa drita. OSHEE njofton se shkak është bërë një defekt në fiderin kryesor të qytetit 10 kV.
Brigadat e Agjencisë OSHEE Lezhë dhe Shkodër janë duke punuar për rikthimin e energjisë.

Ndonëse OSHEE njofton se energjia do të rikthehet shpejt, raportohet se disa zona të qytetit rrezikojnë të mbeten në erresirë deri ditën e nesërme.