Qytetarët paralajmëruan protesta, tërhiqet Balluku: Jo taksë në shtator për autostradën Tiranë-Durrës

Pas reagimeve të shumta të qytetarëve, kryesisht në rrjetet sociale se një vendim për taksimin e autostradës Tiranë –Durrës do t’i përgjigjen me protesta masive, sot ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë sinjale tërheqjeje.

Gjatë një prononcimi për mediat, Balluku ka deklaruar se ende nuk ka një vendim për vendosjen e një takse për këtë autostradë dhe se është ende në fazën e bisedimeve.

“Jemi ende në bisedime për taksën në rrugën Tiranë –Durrës. Do ketë një projekt për autostradën, do nisin punimet, por nuk do të ketë taksë në shtator. Çdo rrugë me pagesë do ketë një rrugë alternative”, ka thënë ministrja.