Flash News

KRYESORE

Qytetarët presin Ramën, Rama po pret shtatorin...

Rama, ka më shumë se një muaj e gjysmë që nuk po e merr veten nga “fitorja” e 25 qershorit. Edhe sot, si çdo ditë, kryeministri Edi Rama u ka uruar Mirëmëngjes shqiptarëve, duke postuar edhe një foto nga Gjiri i Brisanit në Karaburun. Këtë ritual Rama ka kohë që e bën, pa e çarë kokën për komentet e shumta, të cilat i kërkojnë e i kujtojnë atij lloj – lloj hallesh e kërkesash, nisur edhe nga ngjarjet apo zhvillimet më të fundit. Ajo që ka rëndësi për Ramën, që në pamje të parë duket i qetë dhe i pashqetësuar nga ajo që ndodh rreth tij, pavarësisht faktin se ai duhet të jetë rregullatori dhe drejtuesi i këtij vendi, është kjo përshëndetje, ky publikim, për qejf të tij, dhe më pas hartimi i një raporti tjetër anekesash, për ta bërë publik mbasdite.

Shumë pak reagime të tij ka për zjarret që po djegin vendin, për sezonin e dështuar turistik, për aksidentet që marrin jetë njerëzish për ditë, për ankesat dhe hallet e të varfërve, të papunëve, fëmijëve... Kryeministri ende nuk i ka dalë doza e euforisë dhe fitores së 25 qershorit. Ai vijon të jetojë jetën e tij nën këtë “sukses”, duke u marrë përditë me lista, ne shifra, rezultate votuesish, ankesa, zona elektorale... Harron se fushata dhe zgjedhjet kanë mbaruar dhe se është koha për punë, jo llafe. Rama po pret shtatorin që t’i nisë nga e para të gjitha punët, natyrisht, pasi të ketë zgjidhur skuadrën apo ekipin që do të drejtojë vendin..., por deri atëherë ka ende kohë ... për pushime!

Të fundit