Flash News

KRYESORE

Qytetarët protestojnë me banderola dhe fshesa, cili është kuptimi tyre

Protestuesit kanë dal tashmë në bulevard, ndërkohë që përveç banderolave me mbishkrime simbolike, protestuesit mbajnë dhe fshesa në duar.

Fshesa është një simbolikë për të pastruar Shqipërinë nga krimi dhe nga korrupsioni. Bashkë me fshesat është dhe një banderolë me hartine Shqipërisë e kapur nga qeveria e cila nuk e lejon të hyjë në bashkimin Evropianë.  Një simbolikë kjo e deklaratave të shumta të opozitës për pengimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

 Ndërsa Partia demokratike e shpjegon mbajtjen e fshesave gjatë protestës si një  nevojë jetike e Shqipërisë për t’u pastruar nga krimi.

“Të rinjtë i mbajnë fshesat për të simbolizuar se Shqipëria e ka jetike të pastrohet nga krimi. Siç tregohet edhe në banderolat që ata mbajnë, krimi, bashkë me Edi Ramën po e mbajnë larg vendin nga Bashkimi Evropian.

Një nga kushtet kryesore për hapjen e negociatave është lufta kundër krimit të organizuar, por atë nuk mund ta bej një kryeministër që ka ardhur në pushtet nëpërmjet krimit dhe e mban pushtetin me kriminelët”, deklaron PD-ja.

Ndërkohë po prite që qytetarëve t'u bashkohen dhe Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha. 

 

 

Të fundit