Flash News

KRYESORE

Qytetarët protestojnë kundër qeverisë shqiptare në Pejë

Ndërkohë që zhvillohet mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, në pjesën tjetër të sheshit në qendër së Pejës, disa qytetarë janë duke protestuar kundër qeverisë së Shqipërisë.

Protestuesit janë të afërm të Valdet Zekës nga grupi “Kumanova”. Me pankarta në duar, me moton “Gruevskin e ndihmuat, Val Zekën e tradhtuat” ata po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë së Shqipërisë.

Policia e Kosovës po kujdeset që situata të mbetet nën kontroll.

Të fundit