Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Qytetarëve shqiptarë vetëm vdekja u ofrohet falas”, Spahia: Në urgjencën e Tiranës mungon Trinitrina
Deputeti demokrat Bardh Spahia ka denoncuar mungesën e trinitrinës, ilaç që është jetëshpëtues. Spahia shprehet se sipas informacioneve të tij, në spitale ka mungesa të theksuara ilaçi dhe qytetarët rrezikojnë jetën.
“Sipas informacioneve nga kolegët e Urgjencës së Tiranës, prej me shumë se dy javësh në këtë urgjencë mungon Trinitrina (nitroglicerina), një medikament jetëshpëtues. Trinitrina është medikamenti kryesor në rastet me angina pectoris dhe infarkt akut të miokardit. Sipas informacioneve edhe në spitale ka mungesa të trinitrinës. Qytetarëve shqiptarë vetëm vdekja u ofrohet falas!!!”, shkruan Spahia në ‘facebook’.