Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Qytetari denoncon skandalin në Vlorë: Kulla pa leje po ngrihet mes banesave në kundërshtim me planin urbanistik
Një qytetar nga Vlora denoncon në Politiko.al ngritjen e një kullë në mes të një zone që ka mbetur akoma e paprekur nga babëzia e ndërtimeve pa kriter. Sipas qytetarit, ndërtimi i kësaj kulle, veç të qenit pa leje, mbart një sërë problematikash të tjera.
Në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, kanë rrethuar një sipërfaqe dhe kanë vendosur një tabelë që njofton nisjen e punimeve e një objekti 8 katesh i kombinuar (banesë dhe dyqane).
Por, ashtu siç vihet re te tabela e mëposhtme, mungon numri i lejes së ndërtimit, që është detyrim ligjor i parashikuar për ngritjen e çdo objekti.
Por, thelbi i çështjes nuk është thjesht kjo mangësi. Në zonën ku po ngrihet objekti, plani urbanistik lejon vetëm ndërtesa me funksion ekskluzivisht banimi dhe me numër katesh (maksimale deri në 3 kate). Plani urbanistik specifikon një lartësi maksimale të objektit prej 11.5 metra.
Gjithashtu, sipas planit urbanistik të ri, në këtë zonë nuk parashikohet ndërtime me këtë lartësi. Ky ndërtim është në kundërshtim të plotë me planin e ri urbanistik.
Për më shumë, sipas projektit të Lungomares, para objektit që pretendohet të ndërtohet, po fillon realizimi i një parkimi publik. Sipas qytetarit, interesat abuzuese për të ndërtuar në këtë zone janë të dukshme.
Dokumentacioni bashkëngjitur vërteton:
I gjithë dokumentacioni është i disponueshëm tek faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), në faqen e tyre të internetit.
Të dhëna teknike :
- Zona VL.UB.15.1297 bie në kategorinë A.4 ku parashikohet vetëm banimi dhe jo përdorimi mix.
- Sipas rregullores, zona VL.UB.15.1297 ka lartësi të lejuar 3 kate dhe lartësia maksimale 11,5m.
- Ndërkohë shkelja qëndron se objekti i parashikuar është 7-8-9 kate me një kat dyqane dhe një kat parkim.
- Rregullorja e plotë mund të gjendet te faqja http://planifikimi.gov.al/index.php?id=732
- Në të verdh është plan vendosja e Parkimit publik të parashikuar nga projekti i Lungomare-s
- Zona VL.UB.15.1297 bie në kategorinë A4 ku parashikohet vetëm banimi dhe jo përdorimi mix, sipas rregullores.