Flash News

KRYESORE

Qytetari Ramës: Me këto bukuri ne duhet të hanim me lugë floriri

Qytetarët i përvishen Ramës me komente të ndryshme pas postimit të tij sot në mëngjes. Kryeministri zgjodhi një video për një përshendetje speciale për ndjekesit e tij në rrjetet sociale, duke u uruar mëngjesin me pamjet fantastike nga bregdeti i Shqipërisë. Pamje, pjese e transmetuesit më te madh te guidave turistike “Lonely Planet”.

Ja postimi: “Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video dedikuar bregdetit tonë të mrekullueshëm, publikuar nga gjigandi botëror i industrisë së guidave turistike dhe udhëtimit, Lonely Planet,” shkruan Rama në Facebook.

Por komentuesit, menjëherë i kanë kujtuar ramës problemet e shumta që ka turizmi, situateën aspak të favorshme jo vetëm per turistët e huaj, por edhe vetë shqiptarët. “Perlë, por jo aq mirë e organizuar nga dora e njeriut”, thotë dikush. “Çdo shtet që punon me turizmin ka minmumi 5 aeroporte, bileta të lira.. etj. Mendoni vetë sa u kushton turistëve të huaj, kur ne të Shqipërisë jugu po na duket një ëndërr…” Ndërsa një tjetër shton: “Me këto bukuri ne duhet të hanim me lugë floriri”. Vërtet kemi plazhe të bukura por duhen investime. “Syri i kaltër” nuk ka rrugë, plazhi i Borshit me rrugë skandal”. “Kushte skandaloze, më lirë të shkon në Greqi se këtu”.

Të fundit