Flash News

KRYESORE

“Qytetaria e protestës nuk mund të vihet në dyshim nga ata që janë bërë palë me pushtetin”

“Qytetaria e protestës nuk mund të vihet në dyshim nga ata

Sekretari për Burimet Njerëzore në PD, Fatbardh Kadilli ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e së shtunës në Tiranë. Kadilli thekson se ata që nuk duan t’i nënshtrohen pushtetit kanë mundësinë nesër që t’i vënë cakun atij.

Zyrtari i PD-së ka një përgjigje edhe për ata që vendosin në dyshim qytetarinë e protestës së 13 majit, për të cilët shkruan se janë palë e pushtetit që mbahet në këmbë nga krimi dhe narkotrafiku.

“Nesër, më 13 Maj Opozita Proteston, Qytetarët Protestojnë. Nesër, ata që nuk duan t’i nënshtrohen fatalisht pushtetit që nuk njeh cak kanë mundësinë t’i vënë cak pushtetit. Të zgjedhësh të jesh në opozitë është provë e lirisë. Të zgjedhësh të mbështetësh opozitën është provë se e kupton që liria nuk mund të jetë vetëm për një pjesë. Qytetaria e protestës nuk mund të vihet në “dyshim” nga ata që kanë braktisur çdo vlerë qytetarie dhe janë bërë palë me pushtetin, as nga ata që i japin borxh fytyrën e tyre prej “qytetari” pushtetit që mbahet në këmbë nga krimi, narkotrafiku, korrupsioni dhe varfëria”, shkruan Kadilli.

Nesër në orën 12:00 zhvilllohet në Tiranë protesta e opozitës ku pritet të ketë një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve.

Burimet: Çadra nuk largohet, PD me organizime të reja pas 13 majit

Të fundit