Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Qytetarja zbulon në prani të Ramës skandalin e deputetes së PS: M’i lidhi dritat për fushatë, tani m’i ka hequr
Një qytetare në Berat ka zbuluar skandalin e deputetes së PS, Ermonela Felaj. Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrin Edi Rama, qytetarja ka treguar se OSHEE i ka prerë energjinë elektrike pasi nuk ka paguar faturat prej katër muajsh, kjo për shkak se e gjithë familja është e papunë.
Ajo u shpreh se gjatë fushatës kishte njoftuar deputeten Felaj për situatën dhe kjo e fundit i kishte mundësuar rikthimin e energjisë. Por, qytetarja tha se pas përfundimit të fushatës ndodhet sërish në errësirë dhe kjo ia ka vështirësuar jetesën.
Kjo deklaratë e qytetares në Berat tregon se si njerëzve në vështirësi ekonomike nuk u garantohet energjia dhe një tjetër skandal ku deputetja vepron sipas dëshirës dhe ka të gjithë pushtetin për të rikthyer dhe për të ndërprerë energjinë.