Flash News

KRYESORE

Qytetet që shpenzojnë më shumë për arsimin në Shqipëri

Shpenzime për arsim është një nga zërat me peshë në totalin e shpenzimeve të familjeve shqiptare, por ato varjojnë nga qarku në qark.

Bazuar në të dhënat e Anketës së Buxhetit të Familjeve, Monitor ka përpunuar renditjen e qyteteve që kanë peshën më të lartë dhe më të ulët të shpenzimeve për arsim në raport me totalin.

E ndërsa thyenin rekord për shpenzimet në restorante (rreth 9.5% e totalit të shpenzimeve), shkodranët renditen të fundit për sa u përket shpenzimeve për arsim, me rreth 1.1%.

Por ndryshe ndodh me Kukësin, qarkun më të varfër të vendit.  Për familjet kuksiane shpenzimet për arsim kanë një peshë të konsiderueshme në totalin e shpenzimeve që ato bëjnë, me rreth 9.1% të totalit, dhe renditet i fundit me rreth 1.1% për shpenzimet për restorante.  Mesatarja kombëtare e shpenzimeve të familjeve për arsim ishte 3.9%.

Pas Kukësit, qarku që shpenzon më shumë për arsim është Fieri, me 6.8% ndaj totalit. Më pas renditet kryeqyteti, Tirana me 5.2% të totalit të shpenzimeve për arsim dhe Lezha me të njëjtën peshë të shpenzimeve.

Me një diferencë të ngushtë nga mesatarja kombëtare renditet Korça me rreth 3.1% të totalit të shpenzimeve për arsim.

Durrsakët dhe gjirokastritët shpenzuan për arsim përkatësisht 2.4 dhe 2.3%  të totalit të shpenzimeve të tyre.

Rreth 1.6% e shpenzimeve totale kanë qenë shpenzimet për arsim në Elbasan, Dibër dhe Berat. Ndërsa qarqet me shpenzimet më të ulëta për arsim janë Vlora me rreth 1.4% të totali dhe Shkodra me 1.1%.

Të fundit