Qyteti ku do të mblidhet qeveria këtë javë

Këtë javë nuk është mbajtur mbledhja e Këshillit të Ministrave, e cila bëhet zakonisht çdo të mërkurë. Mësohet se shkak për këtë është vendimi i kryeministrit për të vijuar me turin e mbledhjes së qeverisë jashtë Tiranës.

Mësohet se këtë fundjavë Këshilli i Ministrave do të mblidhet në Berat. Mbledhja do të mbahet të premten pasdite ndërkohë që ditën e shtunë janë parashikuar një sërë takimesh.

Mbledhja e qeverisë në Berat vjen pas vendimit për anulimin e lejeve për ndërtimin e HEC-eve në kanionet e Skraparit.