Flash News

KRYESORE

R.Madrid përballë Manchester United, luhet sot dueli i madh i superkupës së Europës

R.Madrid përballë Manchester United, luhet sot dueli i madh i

Do të zhvillohet sot në mbrëmje finalja e madhe superkupës së Europës. Stadiumi  “Filipi i 2-të” në Shkup do të mirëpresë kampionen në fuqi të Europës Realin e Madridit dhe ekipin fitues të Ligës së Europës Manchester United. Zinedine Zidane përballë Jose Mourinhos.

Madrilenët vijnë në finalen e këtij trofeu të parë sezonal me një skuadër të plotë dhe tekniku francez nuk pritet të ndryshojë asgjë nga formacioni i tij i zakonshëm. Më konkretisht, nën skemën 4-3-3 në kuadrat do të jetë Keylor Navas. 4-ja difensive do të formohet nga Carvajal, Varane, kapiteni Ramos dhe Marcelo. Modric, Casemiro e Kroos do të rreshtohen në mesfushë, teksa BBC do të plotësojnë repartin ofensiv, pra Bale , Benzema dhe Cristiano Ronaldo.

Ndërkaq në anën tjetër ka disa mungesa “the special one”. Young, Rojo, Shaw, Eric Bailly dhe Jones janë jashtë. Formula taktike që do të përdorë tekniku luzitan ka gjasa të jetë 3-5-2. Në portë De Gea, mbrojtja me tre do të përbëhet nga Lindelof, Smalling dhe Blind. Në mesfushë do të vendosen Valencia, Herrera, Matic, Pogba dhe Darmian, teksa Mkhitaryan do të jetë pas krahëve të Romelo Lukakut. Kjo supersfidë pritet me mjaft interes nga i gjithë opinioni sportiv dhe do të zhvillohet pikërisht në kryeqytetin e Maqedonisë në orën 20 : 45.

Të fundit