Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Ra nga lartësia pas fjalës së Ramës, gardisti 32-vjeçar i nënshtrohet operacionit te Spitali i Traumës
Ditën e sotme, pas fjalës së kryeministrit Rama në Belsh, një punonjës i gardës ra nga lartësia dhe mbeti i plagosur rëndë. Ai u dërgua në Qendrën Spitalore të Traumës në Tiranë.
“BalkanWeb” , referuar bluzave të bardha shkruan se gardisti që pësoi aksidentin është Mirian Bajramaj, 32 vjeç. Pasi është sjellë me urgjencë në Tiranë, i riu është futur menjëherë në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Sipas mjekëve, efektivi i gardës ka dëmtime fizike nga rënia nga lartësia. Mjekët janë në sallë dhe kur të dalin mund të kenë një përgjigje të saktë për shëndetin e tij.
Ngjarja ndodhi rreth 17:00 të ditës së sotme, sapo kryeministri Rama kishte mbaruar takimin me qytetarët në Belsh në kuadër të turit të llogaridhënies publike. Gardisti ra nga një lartësi rreth 2 metër në afërsi të podiumit.