Flash News

KRYESORE

Radhë të gjata në gjendjen civile të Fierit, mungon e boja e printerit

Radhë të gjata në gjendjen civile të Fierit, mungon e boja e

Mungesa e bojës së printerit në zyrat e gjendjes civile në Fier ka shkaktuar rradhë të gjata te qytetarët. Këta të fundit shprehen se për të marrë një certifikatë duhet të presin me orë të gjata. Qytetarët ankohen se “Para një jave më thanë se do të lajmërojmë, por nuk më kanë njoftuar. Erdha vetë sot këtu dhe kam 4 orë që po pres në rradhë.”

Mungesa e bojës së printerit është një problem që zgjat prej të paktën tre muajsh në Fier. Ndërkohë në zyrat e Gjendjes Civile në shërbim të qytetarëve janë vetëm 2 sportele, nga katër që janë gjithësej. Muajt e verës fluksi i qytetarëve ka pësuar rritje për shkak edhe të kthimit të emigrantëve.

Të fundit