Flash News

KRYESORE

Rafael Nadal tërhiqet nga turneu i Indian Wells dhe Miami Open

Rafael Nadal tërhiqet nga turneu i Indian Wells dhe Miami Open

Përmes një postimi në Facebook, tenisti Rafael Nadal ka dhënë lajmin e keq që i duhet të tërhiqet nga turnetë Indian Wells dhe Miami Open. Kjo vjen pas dëmtimit që a marrë ë fushat e Melburnit gjatë Australian Open, por që e përsëriti dëmtimin edhe në Acapulco të Meksikës.

 “Për fat të keq, plaga e pësuar në Acapulco para fillimit të turneut është në të njëjtën zonë si ajo në Melburn. Unë nuk do të jem në gjendje të luaj Miami dhe Indian Wells, sepse unë kam nevojë për të marrë veten. Ishte shumë e dhimbshme për mua që të tërhiqesha nga Acapulco dhe është shumë e vështirë të mos luaj në Shtetet e Bashkuara. Unë do të bëj gjithçka të mundur që të jem atje përsëri në 2019,” shkruan Nadal në Facebook.

Të fundit