Flash News

KRYESORE

Rafinimi i Braçes pas postit të zv.kryeministrit

Me një kostum elegant ngjyrë blu të errët me viza të lehta në ngjyrë të bardhë; me pallton në po të njëjtën ngjyrë dhe shallin që vinte dhe me pulla kafe si për të thyer blunë dhe që kombinonin me shollën e këpucave, Braçe dukej shumë shik sot.

Me një dosje në duar dhe me syze, zv.kryeministri Erion Braçe ka shfrytëzuar të bëjë rrugën për në parlament me deputetin Bashkim Fino.

Së fundmi, vërejmë se Erjon Braçe është shumë i kujdesshëm në imazhin që përcjell duke zgjedhur veshje tepër elegante dhe që t`i përshtaten postit që ka. Fotoreporterja e Politiko, Jona Kazani, ka fokusuar në aparatin e saj momentet e Braçes dhe detajet e veshjes së tij.

Braçe merr notën maksimale për veshjen dhe paraqitjen në parlament, ndërkohë shpresojmë që këtë nota ta meritojë dhe si zv.kryeministër.

Foto: Jona Kazani, @f_photoreporter

Të fundit