Flash News

KRYESORE

Raiffeisen 'lavatriçe parash të pista". Hetime për bankën që operon edhe në Shqipëri

Raiffeisen 'lavatriçe parash të pista". Hetime për

Aksionet në bursë të Bankës austriake Raiffeisen, e cila operon edhe në Shqipëri, ranë me më shumë se 12 përqind më 5 mars, pas një ankimimi përqendruar te akuza e larjes së parave 'neglizhencës dhe bashkëpunimit të trashë", shkruan Politiko.al duke iu referuar revistes britanike The Economist. Akuza ka të bëjë me trafik monetar të ardhur nga Danske Bank, një bankë daneze që u përfshi në një mega-skandal vitin e shkuar për larje parash që kaponin shumën e 230 miliard dollarëve në fonde të dyshimta që vinin nga shtete të ish-Bashkimit Sovjetik.

"Raiffeisen Bank", shkruan The Economist "thotë se po heton lidhur me akuzat".

Sipas të njëjtit burim Raiffeisen është më e fundit ndër bankat europiane që dyshohet si 'lavatriçe e parave të pista' që vijnë nga skajet lindore ish-komuniste të Europës.

Bankat europiane të kapura në akuza të tilla kanë humbur 20 miliard dollarë gjatë 6 muajve të fundit.

Investitorët e këtyre bankave kanë arsye për të qenë në siklet, thekson The Economist. Transaskione të tjera të dyshimta ka gjasa të zbulohen së shpejti, vijon The Economist. Hetime të tjera janë në proces në Danimarkë, Estoni, Britani, Francë dhe Amerikë. Kjo e fundit, sipas revistës britanike, nuk e merr lehtë pastrimin e parave. Në vitin 2012 banka e madhe HSBC u gjobit me 1.9 miliard dollarë dhe u vu nën monitorim për 5 vjet pasi hetimet zbuluan para që vinin nga kanale që kishin lidhje me narkotrafikanët nga Meksika.

Të fundit