Raiola flet për Haaland, Realin dhe Pogbanë: Do dërgoj kampion te spanjollët!

Menaxheri i njohur, Mino Raiola, ka folur në lidhje me futbollistët e tij. Ai u ndal te marrdhëniet e mira që ka me Real Madridin, mesfushorin Pogba dhe sulmuesin e talentuar Erling Braut Haaland.

“Kam një marëdhënie shumë të mirë me klubin madrilen. Shpresoj që një ditë të sjell një kampion në Madrid. Për momentin kam Areolën, por në huazim. Këtë verë shpresoj që të trasnferoj një kampion, pasi për të gjithë lojtarët e mi do të jetë një privilegj të veshësh fanellën e një klubi si Reali”, tregon Raiola.

“Paul po kalon një moment të vështirë, por ju siguroj se ai është i përqendruar tek United. Objektivi i tij është të dërgoj Manchesterin në Champions. Nuk e di çfarë i ka rezervuar e ardhmja Paulit”.

Raiola nuk mund të qëndronte pa komentuar dhe futbollistin Erling Haaland. Ai i ka bërë të gjithë për vete në gjermani me paraqitjet e tij. “Ai është një diamant, një lojtar shumë i mirë dhe është një kënaqësi ta shikoj në çdo ndeshje teksa rritet. Asnjë nuk besonte se do të kishte sukses në Bundeslligë, por ai tregoi se nuk ishte një problem për të. Ka akoma shumë për të mësuar dhe mendoj se më e mira për të është që të mos largohet nga Dortmundi këtë verë”, përfundon agjenti i njohur, Mino Raiola.