Flash News

KRYESORE

Raiola "thikë pas shpine" Milanit, ylli drejt Juventusit

Raiola "thikë pas shpine" Milanit, ylli drejt Juventusit

Mino Raiola po luan pisët me skuadrën e Milanit. Ai mund të largojë portierin Gianluigi Donnarumma drejt Juventusit. Portieri me shumë mundësi do të largohet në merkaton e verës.

Chelsea është ekipi i parë që do shërbimet e portierit italian, por në garë është dhe PSG. Donnarumma është mes dy zjarreve dhe duhet të zgjedhë se ku do të vazhdojë karrierën. Në shteg ka dalë dhe një tjetër ekip, Juventusi.

Një "thikë pas shpine" për Milanin, por kur menaxhohesh nga Mino Raiola nuk është habi. Kampionët e Italisë janë gati të sakrifikojnë Sczhezny për të riun. Torinezët janë futur në garë, pasi Milani mund t'i ulë rrogën, ndërsa bardhezinjtë mund ta përballojnë.

 

Të fundit