All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Rajmonda Bulku flet për kompromiset e aktorëve: Mund të luash një rol edhe pse nuk të pëlqen

All - Paragraf - 1

Aktorja e njohur Rajmona Bulku e ftuar në emisionin "Arkapia" të Elsa Demos ka folur për profesionin e saj si dhe sfidat që ndjekin një aktor.  Shanset dhe mundësitë e pakta për të luajtur mund të "detyrojnë" një aktor për të bërë kompromis me veten për të pranuar një rol që realisht nuk i pëlqen.

All - Paragraf - 3

“ Padyshim, mund ta bësh. Por është e vështirë sot. Edhe mund të mos e bësh sepse thua do të përpiqem ta bëj, do përshtatem. Apo nuk do ta bëj fare. Dhe kush është humbja pastaj? Kjo nuk është e keqja e aktorit, është nëse nuk nuhat regjisori që ka bërë gabim në kastin.Mund të bësh dhe gjëra që nuk të pëlqejnë fare për të bërë një vepër, për të qenë. Në psiqikën tëndë do të bësh një autosugjestion: Duhet të të pëlqejë ky rol dhe duhet ta bësh sepse po nuk e bërë nuk fiton asgjë. Nëse fiton pak para, fiton një gjë tjetër. Edhe regjisorë të mirë gabojnë, nuk gabon vetëm aktori. Për të thënë jo është shumë kollaj”, është shprehur Bulku.

E pyetur më tej nga mgazetarja Demo nëse e humbet gjumin, oreksin, para një shfaqje, Bulku u shpreh, “ Gjumin e kam gjithmonë të hequr, vuaj nga pagjumësia e trashëguar nga mamaja ime. Por padyshim që ka, kur ka role që të kushtojnë në skenë, duan një vëmendje të madhe. Por më herët, tani nuk më ndodh më. Jam e qetë dhe goxha e lumtur, por mbetet gjithmonë në premierë”.

Të fundit