Flash News

Rajoni

26 vite nga masakra e Srebrenicës, ngjarja më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore

26 vite nga masakra e Srebrenicës, ngjarja më e rëndë

Sot shënohen 26 vite nga masakra e Srebrenicës, ku u vranë mbi 8 mijë burra myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës.  Kjo ngjarje është cilësuar si masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Edhe pas më shumë se dy dekada pas vrasjeve, ende vazhdojnë të gjenden varre masive. Identifikimi i viktimave është i vështirë.

Zona e Srebrenicës u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës më 11 korrik 1995 dhe pavaërsisht se Kombet e Bashkuara e kishin shpallur një strehë të sigurt për civilët, kjo nuk i pengoi serbët të sulmonin qytetin që kishin rrethuar prej vitesh.

Një ditë më pas, më 10 korrik, ushtarët serbë të Bosnjës filluan të bombardojnë Srebrenicën. Forcat holandeze kërcënuan serbët se do të kishte goditje ajrore të NATO-s, nëse nuk tërhiqeshin deri në mëngjes.

Dhe të nesërmen, avionët e NATO-s bombarduan tanket serbe jashtë Srebrenicës. Forcat serbe kërcënuan të rifillonin bombardimin dhe të vrisnin ushtarët e kapur holandezë. Goditjet ajrore u ndalën dhe në mbrëmjen e 11 korrikut, komandanti i serbëve të Bosnjës, gjenerali Ratko Mlladiç hyri në Srebrenicë.

Të fundit