Flash News

Rajoni

4 marrëveshjet që u nënshkruan sot në samitin e ‘Ballkanit të Hapur’

4 marrëveshjet që u nënshkruan sot në samitin e

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan katër marrëveshje në kuadër të samitit të ‘Ballkanit të Hapur’ të mbajtur sot në Ohër.

Marrëveshjet e bashkëpunimit mes vendeve janë kryesisht në fushën e arsimit, kulturës, turizmit dhe administratës tatimore, si më poshtë:

Marrëveshje për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor në fushën e njohjes reciproke të diplomave dhe gradave shkencore të lëshuara në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet e tjera të autorizuara.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin kulturor në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor.

-Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunimin e administratave tatimore në Ballkanin Perëndimor.

Muaj më parë tri shtetet kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që sipas tyre lehtësojnë barrierat tregtare.

Jashtë nismës janë ende Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Megjithatë, në Ohër, në cilësinë e vëzhguesve morën pjesë përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

 

Të fundit