Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A dëshiron Serbia t’i përmbyllë bisedimet me Bashkimin Europian
Skenari turk i Serbisë europiane
Naim Leo Beshiri/ NIN
Duke marrë pjesë në fushatën për zgjedhje parlamentare është favorizuar partia në pushtet. Gjatë fushatës është bërë presion i madh ndaj lirisë së mediave gjë që shkakton shqetësim të veçantë. Pavarësia e sistemit gjyqësor dhe parimet e ndarjes së pushteteve vazhdojnë të gërryhen, ndërsa gjykatësit dhe prokurorët janë nën ndikimin direkt të politikanëve. Korrupsioni është i përhapur gjerësisht dhe nuk ka shenja për luftë kundër tij. Ekonomia e tregut përparon mirë por vërehet prapambetje në fushën e lirisë së fjalës dhe të grumbullimeve.
Këto janë disa të dhëna nga Raporti i Komision i Europian për përparimin e Turqisë në vitin 2015, të cilët ngjajnë shumë me ato të Serbisë për këtë vit. Ngjashmëria mes Serbisë dhe Turqisë nuk është e rastësishme. Turqia e pati marrë statusin e kandidatit në vitin 1987, por filloi bisedimet për antarsim në vitin 2004, ndërsa në muajin mars të vitit 2019, Parlamenti Europian propozoi ndërprerjen e bisedimeve për shkak të refuzimit të pushtetit në Turqi dhe presidentit të saj për të reformuar shoqërinë. Arsyeja është politike dhe lidhet me kriteret që vendi kandidat duhet të përmbushë për t’u bërë anëtar. Kriteret për Serbinë njihen që në fillim.
Pas pesëmbëdhjetë vitesh bisedime me Turqinë ndëpriten bisedimet për shkak të mosrepektimit të të drejtave të njeriut, frenimit të lirisë së mediave, moszhvillimit të luftës kundër korrupsionit dhe faktit se sistemi presidencial kontrollon tërë fuqinë, shkruhet në argumentimin e vendimit në Parlamentit Europian në Strasburg të vitit 2019. Një qëndrim i tillë i shkon për shtat Turqisë ndërmjet të tjerash edhe për shkak të dëshirës permanente që një udhëheqës të përqendrojë pushtetin në duart e tij, duke injoruar kërkesën për forcimin e institucioneve demokratike, por edhe për shkak të kohëzgjatjes së bisedimeve, kohë në të cilën mungojnë reformat. Si edhe në rastin e Turqisë, Komisioni Europian përsërit çdo vit, si një mësuese nxënësit e dobët, fjali identike që nxënësi kurrsesi nuk i mëson dot dhe për pasojë çdo vit përsërit klasën. Është e qartë se refuzimi i deritanishëm i Beogradit për të realizuar reformat të cilat priten nga Bashkimi Europian dhe qytetarët e Serbisë, është dëshmi e një shoqërie politikisht të papjekur.
Në raportin për përparimin e Serbisë që u publikua javën e kaluar, ka të njëjtat fjali jo vetëm nga raporti i vjetshëm, por edhe parvjetëshëm madje dhe vitet e mëparshme, por edhe të njëjtat fjali vërehen edhe në raportin ku vlerësohet (mos)përparimi i Turqisë. Shtohet gjithashtu se nuk është realizuar asnjë rekomandim i OSBE-së mbi përparimin e politikave zgjedhore nga zgjedhjet e kaluara, se të gjithë mediat e rëndësishme kanë favorizuar partinë në pushtet dhe se qytetarëve u është bërë e pamundur pasja e alternativave të tjera në zgjedhjet e qershorit të këtij viti. Më tej nënvizohet se nuk ekziston dialogu politik dhe se është ngushtuar hapësira publike për bisedime gjë që rezultoi me një parlament pa pjesëmarrës të opozitës. Në raportin për vitin 2020, njëlloj si edhe në atë për Turqinë në vitin 2015, nënvizohet se nuk është shënuar asnjë përparim në reformën e sistemit gjyqësor, se gjykatësit, prokurorët dhe policia janë nën ndikimin e politikanëve, gjë që pengon luftën serioze kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Liritë mediatike, liria e shprehjes dhe të drejtat e njeriut janë kërcënuar akoma më shumë dhe se paraja shtetërore u është ndarë vetëm atyre që janë afër pushtetit. Pjesëmarrja e presidentit në fushatën zgjedhore mjegulloi kufirin mes funksionit të tij shtetëror dhe partiak, ndërsa neve e dimë se kështu edhe shpenzohet paraja shtetërore. Në raport lexohet qartë se kritikohet prirja e hapur e sjelljes autokratike të udhëheqësit i cili e ka përqëndruar pushtetin në duart e tij. Ai është njëkohësisht prokuror, gjykatës, i dëmtuari dhe i fajsuari, nga ai varet gjithçka. Një konstelacion i këtillë fshin ndarjen e pushteteve gjë e cila e ka shqetësuar Komisionin edhe në rastin e Turqisë.
Partia përparimtare e Serbisë, kryetar i së cilës është vetë presidenti Vuçiç, është që prej tetë vitesh në pushtet, kohë kjo e mjaftueshme për t’i përmbyllur bisedimet sëpaku dy herë, nëse ekziston dëshira. Tre kryeministra, Daçiç, Vuçiç dhe Brnabiç kanë biseduar për antarsimin plot 2.468 ditë, ose më mirë të themi gjashtë vite e nëntë muaj apo 81 muaj gjithsejt, por mos marrim parasysh përgatitjet që janë bërë që nga ndryshimet demokratike. Kjo është shumë më tepër sesa të gjithë vendet europiano-lindore komuniste dhe socialiste. Sllovakia i përfundoi reformat për dy vite. Pas saj vjen Sllovenia e cila antarsimin në BE, e kurorëzoi pas mbështetjes me referendum popullor prej 89%, për katër vite. Për të njëjtën kohë Çekia miratoi ndryshimet ligjore dhe u treguar përtner i besuesëm për pjesën tjetër të Europës. Për po të njëjtën kohë pak a shumë i kryen reformat edhe Polonia, Rumania dhe Bullgaria. Kroacisë iu deshën gjashtë vite të realizojë reformat e cila është momentalisht vendi që i është dashur më shumë kohë se të gjithë vendet e tjera. Njëkohësist, për kohën që i është dashur Kroacisë të bëhet antare e BE-së, Serbia ka hapur 18 nga 35 kapituj ndërsa ka mbyllur përkohësisht dy syresh në të cilët BE-ja edhe nuk ka fort kompetenca dhe, për herë të parë që nga viti 2015, nuk ka hapur asnjë kapitull këtë vit. Krahas këtyre të dhënave, të gjithë vendet e lartpërmendura janë tejet përpara Serbisë në kuptimin ekonomik, politik dhe administrativ.
Në mënyrë që Serbia të bëhet antare duhet të përmbushë kushte dhe për këtë nuk ka rëndësi koha që kalon, por ka rëndësi që reformat të jenë të qëndrueshme dhe të besueshme. Njëkohësisht i duhet të përmbushë kriteret e Kopenhagës dhe të Madridit të pasqyruara në 35 kapituj. Kriteret e Kopenhagës të vitit 1993, nënvizojnë se një vende mund të jetë antar i BE-së vetëm nëse përmbush kritere politike dhe ekonomike. Kriteret ekonomike janë në një shikim të parë më të thjeshtët, shteti duhet të ketë ekonomi tregu funksionale të aftë që me rregullativat e tij të mos prishë tregtinë e lirë brenda vendit dhe këto rregullativa t’i miratojë brenda tregut të përbashkët të njëzet e shtatë vendeve antare. Kriteret politike janë më komplekse, kërkojnë institucione demokratike të qëndrueshme dhe shtet të së drejtës. Këtyre kritereve u është shoqëruar edhe kërkesa e vitit 1995 në Madrid, sipas së cilës shteti antar duhet të ketë administratë funksionale shhtetërore dhe publike e cila duhet të jetë e aftë të zbatojë ligjet dhe rregullat e Bashkimit Europian.
Si edhe në rastin e Turqisë, të njëjtat fjali pësëriten prej një kohe të gjatë. Këtë vit Komisioni praktikisht kopjoi raportin e tij të vitit 2019. Pothuajse dy të tretat e tekstit është kopjuar fjalë për fjalë nga raporti i viti të kaluar. I njëjti tekst me atë të vitit të kaluar ka qenë pak a shumë edhe në vitet e mëparshme. Nëse marrim në konsideratë vërejtjet thelbësore ato janë të pranishme që në raportin e vitit 2006, në të cilin theksohet se reforma e sistemit gjyqësor është kyçe për antarsimin në Union. Në të njëjtin raport ka fraza identike si edhe në raportin e këtij viti- korrupsioni është gjerësisht i përhapur, procedohen shumë pak raste, kriminaliteti i organizuar është shqetësues, shteti i së drejtës nuk ekziston, ndërsa është evident ndikimi politik në gjykata dhe në prokurori.
Turqia është vend musliman, ndërsa Serbia nuk dëshiron ta njohë Kosovën, janë argumente që dëgjohen më shpesh kur pyetet se përse këto dy vende nuk kanë mundur të bëhen antare deri tani. Në rastin e Turqisë nuk është e mundur të jepet një përgjigje e argumentuar sepse Turqia kurrë nuk realizoi reforma që nënkuptojnë respektimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, ndarjen e pushteteve, luftën kundër kriminalitetit dhe korrupsionit e kështu me radhë në mënyrë që të mund të thonim: të gjitha reformat janë realizuar, por vendet e krishtera, edhe përkundër këtij fakti, nuk duan t’ia japin Turqisë statusin e vendit antar. Gjithashtu, edhe sikur çështja e Kosovës të zgjidhej, dhe të dyja palët të ishin të kënaqura, pushteti në Serbi nuk ka bërë asgjë për të frenuar presionin ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve, të hapë mediat, të aftësojë administratën publike, të mundësojë debatin politik, të arrestojë përgjegjësit për afera të mëdha korruptive dhe për kriminelët e luftës. Serbia nuk ka bërë shumë as për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe të pakicave. Lista e reformave të parealizuara është e pashterrshme dhe prej një kohe të gjatë ka krijuar shqetësim se në cilin drejtim dëshiron të ecë Serbia.
Komisioni Europian na thotë atë që ne tashmë e dimë dhe e shohim çdo ditë, shoqëri jodemokratike, autoritare, e paorganizuar dhe me shumë kriminalitet të pazgjidhur dhe se gjithnjë e më shumë ngjajmë më Turqinë sesa me Slloveninë.
Nuk duhet të çuditemi kur edhe përkundër mbështetjes shumëvjeçare, Bashkimi Europian të na thotë një ditë: Mjaft më!
*Naim Leo Beshiri është Drejtor ekzekutiv i Institutit për çështje europiane në Serbi.
**Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38