Flash News

Rajoni

A do e pranojë flamurin e Kosovës në ‘Open Balkan’? Vuçiç: S’ka arsye mos jetë pjesë

A do e pranojë flamurin e Kosovës në ‘Open Balkan’?

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u pyet nëse do t’i pranonte simbolet dhe flamurin e Kosovës, në rst se kjo e fundit pranon të bëhet pjesë e ‘Open Balkan’.

Vuçiç u shpreh se tre vendet që aktualisht janë anëtare të nismës, ndajnë këndvështrime të ndryshme për Kosovën, por kjo nuk bën që ato të mos flasin apo mos jenë pjesë e nismës.

“Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë pikëpamje të ndryshme për Kosovën, por kjo nuk është arsye pse të mos flasim apo që dikush mos të jetë pjesë e Ballkanit të hapur”, deklaroi Vuçiç.

Presidenti serb tha se nuk e sheh produktive të ftojë Prishtinën në nismë, por shtoi se i bën ftesë Malit të Zi lidhur me çështjet ekonomike.

“Ne përmendim pikat e kalimit kufitar në Jarinje apo drejt Luginës së Preshevës. Por të flasim për thelbin. A do të jetë më e lehtë për shqiptarët e serbët nëse nuk do kishte kufij apo radhë që njerëzit të lëviznin lirisht. A do ishte më e lehtë që të mos ishin. Nuk besoj që ka njeri që nuk do të binte dakord me këtë që po them. Nuk e mendoj që është produktive për mua që të ftoj Prishtinën, se do thonë meqë e bën ai ftesën nuk do të vijmë. Por nëse do të zgjidhnim statusin politik kjo i takon Brukselit, kurse për çështjet ekonomike jemi të hapur po ia bëj këtë ftesë edhe Malit të Zi. Ata që nuk e pranojnë këtë nismë do të humbasin kohë, nuk ka nevojë t’i lutemi askujt ka vetëm përfitime nga kjo nismë. Këshilltarët e mi zyrtarë dje më thanë se kemi zgjedhje në 3 muaj që të mos vija se u dogj flamuri, por edhe Rama erdhi në Beograd kur ndodhi e njëjta gjë. Si është e mundur që të mos tolerojmë?”, tha Vuçiç.

Të fundit