Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A do të largohen serbët nga policia e ushtria nëse dënohet Dodiku?

Nuk ka asnjë paralajmërim se punonjësit e Forcave të Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës do të largohen nga vendet e tyre të punës nëse dënohet Millorad Dodik, tha për Radion Evropa e Lirë ministri i Mbrojtjes i Bosnjë dhe Hercegovinës, Zukan Hellez.
Ai u përgjigj kështu, pasi Dodik, presidenti i Republikës Sërpska (RS), gjatë fundjavës deklaroi për RT Ballkan se, nëse Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës e dënon atë, ky entitet i Bosnjës do të kërkojë në mënyrë të njëanshme që përfaqësuesit serbë në ushtri dhe polici në nivel shtetëror të tërhiqen nga ato institucione, dhe se RS-ja do të "krijojë sistemin e saj".
Dodik po gjykohet për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë, dhe vendimi pritet të shpallet të mërkurën, më 26 shkurt.
Hellez rikujton se çdokush që nuk paraqitet në punë pa një arsye të justifikuar, shkarkohet.
Ndërkohë, Darko Qulum, drejtor i Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) të Bosnjë dhe Hercegovinës, thotë se "nuk dëshiron të komentojë asgjë që lidhet me politikën".
REL-i iu drejtua disa punonjësve në Forcat e Armatosura dhe në SIPA, por ata nuk deshën t’i komentojnë këto deklarata.
Në të njëjtën kohë, kryetari i Komunës së Sarajevës Lindore, Lubisha Qosiq, i tha REL-it se vlerëson që në territorin e këtij qyteti jetojnë disa mijëra serbë të punësuar në institucionet shtetërore.
Qosiq, i cili është anëtar i Presidencës së partisë së Dodikut, Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD), pretendon se ende nuk është negociuar për largimin e zyrtarëve nga këto institucione.
SIPA u themelua në vitin 2002 me miratimin e Ligjit për Agjencinë e Informacionit dhe Mbrojtjes në Parlamentin e shtetit dhe është agjencia kryesore e zbatimit të ligjit në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Forcat e Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës u krijuan më 1 janar 2006, pas reformës së sistemit të mbrojtjes, ndërsa disa muaj më parë Parlamenti i Bosnjës kishte miratuar Ligjin për Mbrojtjen.
Presidenti i Republikës Sërpska tha se, nëse dënohet, reagimi i autoriteteve të këtij entiteti të Bosnjës do të përbëhet nga dy faza – përpjekja për t’u rikthyer në Kushtetutën "origjinale" të Bosnjë dhe Hercegovinës, e pastaj dalja nga Marrëveshja e Dejtonit.
Sipas Dodikut, Kushtetuta origjinale e Bosnjë dhe Hercegovinës nënkupton kompetenca shumë të kufizuara për shtetin, ashtu siç ishin në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Dejton në vitin 1995, ndonëse ajo parashikon transferimin e kompetencave në nivel shtetëror nëse entitetet bien dakord për këtë.
Dodik, gjithashtu, tha se Kuvendi Popullor i RS-së do të miratojë një ligj për daljen nga marrëveshja për Forcat e Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës, do të ftojë ushtarët dhe policët të tërhiqen nga institucionet shtetërore dhe do të kërkojë një "marrëveshje konfederate mes RS-së dhe Serbisë".
Koalicioni qeverisës në Republikën Sërpska, pas një takimi të mbajtur më 17 shkurt në Banja Llukë, paralajmëroi se, në rast të një dënimi ndaj Dodikut, "të gjithë përfaqësuesit e popullit serb dhe të RS-së në nivel shtetëror, si dhe të gjithë të punësuarit në institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës, do të tërhiqen nga institucionet dhe do të ndalojnë punën".
Përfaqësuesit e RS-së në qeverinë shtetërore u tërhoqën për gjashtë muaj gjatë viteve 2021 dhe 2022 nga Presidenca, Këshilli i Ministrave dhe Parlamenti i Bosnjës, për shkak se përfaqësuesi i atëhershëm i Lartë, Valentin Inzko, me ndryshimet në Kodin Penal të Bosnjës, ndaloi mohimin e gjenocidit dhe lavdërimin e kriminelëve të luftës.
Duke pasur parasysh mekanizmat e shumicave etnike dhe të entiteteve në nivel shtetëror, mosprezenca në seanca mund të bllokojë të gjitha proceset në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ligji nuk parashikon sanksione për këtë.
Rreth 30 për qind e 8.500 të punësuarve në Forcat e Armatosura të Bosnjës dhe Hercegovinës janë nga komuniteti serb, dhe nuk ka "asnjë shenjë" që dikush do t’i braktisë ato, tha Zukan Hellez për REL-in.
Ministri i Mbrojtjes i Bosnjë dhe Hercegovinës e cilësoi si "të papërgjegjshme" deklaratën e Millorad Dodikut për tërheqjen e serbëve nga Forcat e Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës.
"Ai tani po përpiqet të përfshijë çdokënd dhe gjithçka në këtë proces gjyqësor vetëm që të ketë sa më shumë njerëz rreth tij dhe të përpiqet ta shpëtojë veten", tha Hellez.
Ai theksoi se Forcat e Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës nuk kanë lidhje me Dodikun dhe funksionin e tij aktual, dhe se ai "nuk ka të drejtë t’i thërrasë ata, as nuk janë ata të detyruar ta dëgjojnë atë".
Nëse dikush nuk paraqitet në punë pa arsye, ai shkarkohet dhe pranohen njerëz të rinj, tha Hellez.
"Nëse dikush do të bëjë një gabim dhe të bjerë pre e mashtrimeve të Millorad Dodikut, është problemi i tij. Por, mendoj se këta janë njerëz seriozë që kanë familjet e tyre, që kanë jetesën e tyre, dhe askujt nuk i shkon ndërmend të futet në ndonjë aventurë", përfundoi Helez.
Ndryshe nga Hellez, Darko Qulum, drejtor i SIPA-s, refuzoi të komentojë lidhur me këto deklarata, duke thënë se çdo diskutim mbi këtë çështje është "i parakohshëm".
Administrata për të Ardhurat Indirekte e Bosnjë dhe Hercegovinës iu përgjigj REL-it me një fjali – se "nuk ka koment mbi këtë temë".
Nëse do të shqyrtohet tërheqja nga institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës, në hapin e parë do të bëhet tërheqja e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, tha për REL-in kryetari i Sarajevës Lindore, Lubisha Qosiq.
"Nuk është diskutuar dhe nuk ka pasur bisedime për tërheqjen e njerëzve që janë nëpunës shtetërorë. Dhe, në përgjithësi, ky opsion ende nuk është diçka që është diskutuar", tha ai.
Qosiq vlerëson se përgjigja e RS-së ndaj vendimit për Dodikun, cilado qoftë ajo, do të jetë "e natyrës institucionale".
"Kur them institucionale, kjo do të thotë që ndoshta institucionet do t’i propozojnë disa zgjidhje ligjore Kuvendit Popullor të RS-së, të cilat sërish do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe të gjitha ligjet", deklaroi Qosiq.
Kryetari i Sarajevës Lindore kujton se të gjithë ata që punojnë në institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës, punojnë mbi bazën popuj konstituiv, dhe ai beson se në periudhën pas vendimit "askush nuk është i rrezikuar".
Një nga komunat që përbëjnë Sarajevën Lindore është edhe Ilixha Lindore, e cila drejtohet nga Marinko Bozhoviq, anëtar i Partisë Demokratike Serbe opozitare.
Ai theksoi se "askujt nuk i shkon në mendje të largohet nga ndonjë institucion, siç kërkon Dodiku".
"Tani e tutje, gjithçka që Dodiku kërkon, ne do të bëjmë të kundërtën", theksoi ai.
Bozhoviq tha se nuk ka të dhëna të sakta për numrin e njerëzve nga Ilixha Lindore që punojnë në institucionet e Bosnjë dhe Hercegovinës, por vlerësoi se kjo shifër është diçka më pak se 500.
Kolegu i tij i partisë dhe anëtari i sapozgjedhur i Kryesisë së Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Darko Babal, publikoi në rrjetin X se "punëtorët duhet të jenë përgjegjës dhe të mos i braktisin vendet e tyre të punës, pasi kështu mbrohet Republika Sërpska".
Sipas raportit të Avokatit të Popullit për të Drejtat e Njeriut të Bosnjës dhe Hercegovinës nga viti 2020, në institucionet shtetërore ishin të punësuar pak më pak se 16 mijë persona, nga të cilët 44 për qind ishin boshnjakë, 36 për qind serbë, 18 për qind kroatë dhe pak më shumë se një për qind të tjerë dhe pakica kombëtare.
Ligji për shërbimin civil në institucionet e Bosnjës dhe Hercegovinës përcakton që struktura e tyre kombëtare të pasqyrojë përafërsisht atë të regjistrimit të fundit të popullsisë.
Në raportin e përmendur, Avokati i Popullit vëren se institucionet e ndryshme e zbatojnë ndryshe Ligjin në praktikë, kështu që disa institucione përdorin regjistrimin e vitit 1991, ndërsa të tjerat regjistrimin e fundit të kryer, atë të vitit 2013.
Siç konfirmoi Zukan Hellez për REL-in, përbërja etnike e ushtrisë – punëdhënësi më i madh në nivel shtetëror – pasqyron regjistrimin e fundit të kryer në Federatën Socialiste të Jugosllavisë, para 34 vjetësh.
Në atë kohë, në Bosnjë dhe Hercegovinë kishte rreth 43 për qind boshnjakë, 31 për qind serbë dhe 17 për qind kroatë./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38