Flash News

Rajoni

Abazoviç nga “Ballkani i Hapur”: Mbështes çdo nismë që e çon Malin e Zi në progres, pres edhe Kurtin

Abazoviç nga “Ballkani i Hapur”: Mbështes çdo

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka folur nga Samiti i “Ballkanit të Hapur” ku ka deklaruar mbështetje për çdo nismë që e çon vendin drejt progresit, duke lënë të kuptohet se i tillë është edhe “Ballkani i Hapur”.

Abazoviç kërkoi që mes vendeve të Ballkanit Perëndimor të ketë dialog, teksa shpresoi që në takimin e radhës të jenë gjashtë vende, teksa i bëri ftesë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të ulen në një tryezë dhe të flasin për nisma të përbashkëta.

“Këtë e shikoj të kemi një të ardhme të mirë të bazuar në ekonomi, biznes, bashkëpunim në të gjitha fushat, kjo për mua është ideja e Ballkanit të Hapur. Pavarësisht emrit, çdo nismë që mund të shpijë drejt progresit do ketë mbështetjen e Malit të Zi.

Ideja është të kemi dialog, pasi kjo shpie drejt asaj që të mos kemi frikë nga njëri tjetri. Politikat e fundit, e historisë mos respektimit, të theksimit të konflikteve, këto na kanë mbajtur këtu ku jemi tani, detyra jonë është ta bëjmë diçka për ta ndryshuar këtë. Herën tjetër të jemi gjashtë persona, dhe të flasim për nevojat e qytetarëve dhe jam i bindur që mesazhi drejt BE do jetë shumë më ndryshe.

Ata që tani e kontestojnë këtë nismë, të kuptojnë që janë gabim, dhe se kjo pjesë e botës i përket familjes së madhe europiane. Që të jemi anëtarë të kësaj familje duhet të ndryshojmë dhe mentalitetin tonë.

Duhet të bëjmë riformatim të Ballkanit perëndimor, t’i zgjasim dorën njëri-tjetrit, kjo është mënyra e vetme për ta arritur këtë. Pres që kryeministrin i Kosovës të vijë dhe të flasim për nisma të përbashkëta”, tha Abazoviç.

 

Të fundit