Flash News

Rajoni

Abazoviç: Shqiptarët e Malit të Zi s’kanë pasur kurrë përfaqësim më të madh se sot

Abazoviç: Shqiptarët e Malit të Zi s’kanë pasur

Dritan Abazoviç ka folur për zgjedhjet e parakohshme të cila po mbahen sot në Mal të Zi.

Abazoviç tha për mediat se komuniteti shqiptar nuk ka qenë kurrë më i përfaqësuar se sa sot. Abazoviç tha se koalicioni që partia e tij dhe ai përfaqëson do të jenë shtyllat kryesore të qeverisë së ardhshme.

“Jam i bindur se koalicioni jonë do të jetë shtylla kryesore e qeverisë së ardhme. Sa i takon komunitetit shqiptar ai kurrë s’ka qenë më mirë në Mal të Zi, kurrë s’ka pasur përfaqësim më të madh as në qeveri, as në institucione të ndryshme, kurrë nuk ka qenë vëmendja sa i takon trevave ku jetojnë shqiptarët dhe pakicat, si në Ulqin ashtu edhe në vende të tjera, në Tuz apo veri ku duhet të punojmë më shumë, shpresoj se dhe ata do të sjellin një rezultat të mire”, u shpreh Abazoviç.

Të fundit