Flash News

Rajoni

Analiza e EWB: Pse anulimi i vizitës së Lavrov në Serbi është lehtësim për Beogradin zyrtar

Analiza e EWB: Pse anulimi i vizitës së Lavrov në Serbi

Vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse Sergej Lavrov në Beograd u anulua të dielën pasi Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ndaluan aeroplanët zyrtarë rusë të hyjnë në hapësirën e tyre ajrore.

Sipas planit të anuluar, Lavrov do të takohej me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ministrin e jashtëm serb Nikola Selakoviç, kryetarin e Asamblesë Kombëtare Ivica Daçiç dhe Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe Porfirije.

Njoftimi i vizitës së Lavrov erdhi vetëm pak ditë pasi Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiç ranë dakord që Rusia të vazhdojë të furnizojë Serbinë me gaz natyror. Në atë kohë, Vuçic e vlerësoi marrëveshjen e re trevjeçare si shumë të favorshme për Serbinë.

Rastësisht apo jo, vizita e Lavrov ishte planifikuar vetëm tre ditë përpara se kancelari gjerman Olaf Scholz të mbërrinte në Serbi. Besohej se ardhja e Lavrov për të festuar Ditën e Rusisë në Beograd, në prani të një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Putinit në Ballkan, ishte sigurisht një mesazh për Evropën dhe Amerikën.

Reagimet për anulimin e vizitës nuk kanë të ndalur. Nëse zërat e Kremlinit besohen, ndodhi diçka që ata nuk mund ta imagjinonin. Mbyllja e qiellit të vendeve të rajonit për shefin e diplomacisë ruse është një “veprim armik”, i cili mund të shkaktojë “probleme të caktuara”. Lavrov gjithashtu vlerësoi se një vendim i tillë ishte “i paprecedentë”.

“Mund të themi se një shteti sovran (Serbisë) i është mohuar e drejta për të praktikuar politikën e saj të jashtme”, tha Lavrov, duke vënë në dukje se një “Ballkan i mbyllur” po krijohej me urdhër të Amerikës, duke shtuar se “askush nuk do të jetë në gjendje për të shkatërruar marrëdhëniet Rusi-Serbi”.

Reagimet e Kremlinit ishin jo vetëm të ashpra, por edhe kërcënuese. Në Serbi, i pari reagoi ministri i Brendshëm, Aleksandar Vulin, i cili tha se “ndjen keqardhje të thellë për pengimin e vizitës së një miku të madh dhe të dëshmuar të Serbisë”. Ai shtoi se ata që penguan ardhjen e Lavrov nuk donin paqe dhe “ëndërronin humbjen e Rusisë”.

Vuçiç: Histeria i drejtohet Serbisë

Duke komentuar anulimin e vizitës së ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç i tha televizionit shtetëror (RTS) të hënën se refuzimi i Serbisë për të qenë gjithmonë pjesë e "një tufeje" shkakton dhimbje koke.

Ai tha se disa nuk mund t'i bëjnë asgjë Rusisë, ndaj po i lajnë hesapet me Serbinë.

“Nuk e kam fjalën për amerikanët, por për dikë më të vogël. Ata nuk mund t'i bëjnë asgjë Rusisë, kështu që ata po e çojnë atë në Serbi, nga Carl Bildt (ish-Kryeministri suedez dhe Përfaqësuesi i Lartë në BiH) në Kroaci. Shikoni gjithçka nga mjedisi, politikanët e tyre dhe mediat…”, tha Vuçiq dhe pyeti se si u lejuan disa njerëz nga Bashkimi Evropian të vizitojnë presidentin rus.

Vuçiq tha se pret që qeveria e re, përveç që të ndjekë politikën e përshpejtimit të fuqishëm të rrugës evropiane, të ketë një politikë të pavarur dhe të mos ndryshojë qëndrim pas telefonatës së parë nga një ambasadë e huaj.

Çfarëdo që të thotë presidenti Vuçiq apo dikush nga kreu i qeverisë, përshtypja e përgjithshme është se Beogradi zyrtar ka marrë frymë të lehtësuar.

Srđan Cvijić, anëtar i Grupit Këshillimor për Politikat e Ballkanit në Evropë (BiEPAG), vlerëson se është padyshim mirë që Lavrov nuk po vjen në Beograd, duke shtuar se ardhja e ministrit të Jashtëm të vendit agresor do ta vendoste Serbinë në rrugë e mirë për t'u dëbuar nga komuniteti evropian i kombeve.

“Dëmin e bëri vetë ftesa, dhe më e keqja në çdo gjë është se pas dyerve të mbyllura krijohet imazhi se qytetarët e Serbisë janë fajtorë për gjithçka dhe janë pro-rus, ndërsa qeveria për shkak të tyre duhet të ndjek një politikë të uljes në dy karrige”, thotë Cvijić për European Western Balkans.

 “Mjaftoi të dëgjohej presidenti Vuçiq të hënën mbrëma, por duhet shtruar pyetja se kush e ka fajin që opinioni publik në Serbi është antiperëndimor. Ky regjim ndjek një politikë të tillë dhe orkestron një propagandë të tillë sikur të ketë përgatitur Serbinë për aleancë me Rusinë në dhjetë vitet e fundit dhe jo për anëtarësim në BE”, thotë Cvijiq.

Ai nënvizoi se duhet shtruar pyetja se kush dhe pse e ftoi Lavrovin të vijë në Beograd.

Ai vlerëson se regjimi në Serbi ka kënaqur disa partnerë perëndimorë në afat të shkurtër, duke krijuar përshtypjen se nuk është munduar aq shumë për ta vizituar Lavrovin.

“Në këtë kuptim, anulimi i vizitës, edhe pse maqedonasit, bullgarët dhe malazezët u tërhoqën, i solli Vuçiqit përfitime afatshkurtra. Për të njëtën herë, kjo vetëm e ka shtyrë zgjidhjen e problemit, kështu që çështja e vendosjes së sanksioneve ndaj agresorit në Moskë do të jetë sërish në rend dite disa muaj më vonë kur të formohet qeveria e re”, thotë Cvijiq.

Ai beson se zyrtarët në Beograd ndoshta shpresojnë se situata e përgjithshme në Evropë do të ndryshojë në vjeshtë, se zërat që bëjnë thirrje për ndonjë kompromis me Putinin do të shtohen dhe se Serbia nuk do të duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Nuk mendoj se do të ndodhë. Mendoj se shtyrja e vendimeve që duhen marrë nuk do të japë rezultat dhe se regjimi do të gjendet në një situatë shumë më të vështirë në vetëm pak muaj se sot. Durimi në Perëndim do të mbarojë dhe regjimi në Moskë dihet se i ndëshkon ata që i sheh si "tradhtarë" shumë më ashpër sesa armiqtë "i zakonshëm", përfundon Cvijić.

Në kohë lufte, vizita e Lavrov do të kishte qenë një situatë e pakëndshme për autoritetet serbe, sepse, në Uashington, Bruksel apo Berlin, mund të interpretohej si një konfirmim se Serbia është një lojtar rus në Ballkan. Mirëpo, përkundër kësaj, Beogradi zyrtar konfirmoi të martën se ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, do të vizitojë Moskën me ftesë të Lavrov.

Përkthyer nga European Western Balkans

Të fundit