Flash News

Rajoni

Anija e përmbytur që solli 78 të vdekur, Greqia shpall tre ditë zie kombëtare

Anija e përmbytur që solli 78 të vdekur, Greqia shpall tre

Greqia shpalli tri ditë zie kombëtare për shkak të mbytjes tragjike të anijes në ujërat ndërkombëtare, pranë Pylos.

Presidentja e Republikës, znj. Katerina Sakellaropoulou, shprehu dhimbjen e saj dhe mbështetjen e plotë të shtetit grek për të mbyturit, duke nënvizuar përgjegjësinë dhe nevojën për bashkërendimin e të gjitha vendeve anëtare dhe organeve të Bashkimit Evropian për garantimin e sigurisë dhe jetën e emigrantëve dhe refugjatëve.

Rrëfimet tronditëse nga një numër i madh grash dhe fëmijësh që udhëtonin me anijen kanë ardhur nga mjekët që trajtuan të mbijetuarit. Ata kanë treguar se në bordin e anijes, ndodheshin mbi 100 fëmijë.

Ndonëse nuk ka ende një shifër të saktë se sa nga fëmijët janë shpëtuar ose janë gjetur të vdekur, mediat greke kanë ngritur alarmin për shanset e vdekjeve masive të pasagjereve që ndesheshin në bord dhe të fëmijëve kryesisht.

Të fundit