Flash News

Rajoni

‘Anonymous’ hakon faqen e ushtrisë serbe, kërcënimi për Vuçiç

‘Anonymous’ hakon faqen e ushtrisë serbe, kërcënimi

Grupi i hakerave i quajtur ‘Anonymous’ deklaroi se ka vjedhur faqen e ushtrisë serbe.

Në një postim në Tëitter, ‘Anonymous’ i adreson edhe një kërcënim presidentit serb Aleksandër Vuçiç, teksa i referohet atij me emërtimin ‘fashist’.

“Uebfaqja e Ushtrisë Serbe nuk është në sistem. Aleksandar fashist, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Madje mos e nënvlerësoni grupin Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin. Ne jemi Anonymous”, thuhet në postim.

Pas këtij postimi ka reaguar presidenti Vuçiç i cili me një foto me qen të postuar në Instagra,, shkruan se është gati të luftojë me grupin e hakerave.

“Po përgatitemi të luftojmë me Anonymous”, thuhet në postimin e tij.

Fill pas postimit të Vuçiç, reagoi edhe ‘Anonymous’ të cilët pohuan se kishin hakuar edhe faqen e “Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar”.

“Pra, Vuçiç qenka gati të luftojë me Anonymous. Në rregull, le të luajmë lojën ‘fshehtazi’, marioneta e Putinit. Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dhe Mbrojta e Informacionit të Klasifikuar, i hakuar”, thuhet në postimin e tyre.

Të fundit