Flash News

Rajoni

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, reagon Vuçiç

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, reagon

Serbia ka reaguar pas nënshkrimit të dokumentit të aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në BE. Presidenti i Aleksandër Vuçiç ka renditur disa dokumente, ndërsa iu drejtohet ndërkombëtarëvem se cilin duan të respektojnë.

Përmes një video-mesazhi, Vuçiç u shpreh se, “Marrëveshja e Kumanovës, Karta e OKB-së, Rezoluta 1244, Marrëveshja e Brukselit apo Marrëveshja e Uashingtonit. Kemi ardhur te dokumenti i gjashtë shumë i rëndësishëm i BE-së nga viti 2003, dokumenti i famshëm i Selanikut, për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Dhe në dritën e paraqitjes së kërkesës për anëtarësim në BE të Kosovës, pyetja ime është nëse do të respektojnë dokumentet që kanë sjellë vetë, qoftë edhe atë historik nga Selaniku, sepse në pikën 5 të dokumentit të Selanikut, thuhet se mbështet plotësisht zbatimin e Rezolutës 1244. Pra, pyetja ime sot është se cilin nga këto gjashtë dokumente dëshironi të respektoni dhe ne do të pajtohemi absolutisht”.

 

Të fundit