Flash News

Rajoni

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme në Serbi, pse akuzohet

Arrestohet ish-zyrtarja e lartë e ministrisë së Brendshme në

Arrestohet ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç.

Mediat vendase raportojnë se deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga policia dhe pse është vënë nën arrest.

Diana Hërkaloviç u emërua në pozitën e Sekretares së Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Në atë kohë, funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviq – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviq përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

Emri i saj u përmend përsëri në media në janar të këtij viti 2021, kur u raportua se Hërkaloviç ishte një nga të personat që është marrë në pyetje për çështjen e përgjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ministria e Brendshme dhe Prokuroria as nuk i konfirmuan dhe as i mohuan këto pretendime, dhe Dijana Hërkaloviç nuk ka folur asnjëherë për këtë.

Të fundit