Flash News

Rajoni

Arrestohet Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV, dyshohet se abuzoi me një kontratë me vlerë 1 mln euro

Arrestohet Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV,

Arrestohet sekretari i Përgjithshëm i qeverisë së Maqedonisë së Veriut , Muhamed Zeqiri.

Zeqiri dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke abuzuar me një kontratë për shërbime konsulence.

Prokuroria dyshon se Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa procedurë të prokurim publik, ka lidhur kontratë për shërbime konsulence me një kompani që kap vlerën e përgjithshme prej rreth 941, 985 euro, që është rreth 147,000 më shumë se shuma e paraparë.

Pas njoftimit të prokurorisë për hapjen e hetimeve, Zeqiri dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm. Në njoftimin e publikuar, ai tha se ka besim se do të vërtetojë pafajësinë e tij.

Dorëheqja e tij është pranuar nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski i cili tha se e respekton vendimin si akt të përgjegjësisë politike dhe tha se pret një hetim plotësisht transparent dhe të pavarur nga prokuroria dhe drejtësia.

 

 

Të fundit