Flash News

Rajoni

Ballkani i Hapur/ Caktohet data dhe vendi për takimin e radhës, Vuçiç tregon detaje nga takimi virtual me Ramën

Ballkani i Hapur/ Caktohet data dhe vendi për takimin e radhës,

Takimi i radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” do të mbahet në muajin qershor në Ohër. Lajmin e ka bërë me dije presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit, përmes një postimi në rrjetet sociale, njofton se ka zhvilluar një takim virtual me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë maqedonas Dimitar Kovacevski.

Nga fotot e publikuara nga Vuçiç, shihet se në takim kanë marrë pjesë edhe ministra. Presidenti serb thotë se është rënë dakord për të zhvilluar një panair kulinarie, duke theksuar se Ohër, do të nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe turizmit.

Kujtojmë që një ditë më parë, Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos i ka dhënë një “shuplakë” nismës së mbrojtur fuqimisht nga kryeministri Edi Rama, Ballkanit të Hapur.

Ajo u shpreh se Ballkani i Hapur është një nismë jashtë procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Santos theksoi se rruga më e mirë për Ballkanin është përmes partnerëve europianë dhe procesit të anëtarësimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Të fundit