Flash News

Rajoni

Beleri në burg, Greqia ‘kërcënon’ sërish: Do të përdorim çdo mjet për të bllokuar integrimin e Shqipërisë

Beleri në burg, Greqia ‘kërcënon’ sërish: Do

Zëdhënësi i qeverisë greke Akis Skertsos i dërgoi një mesazh të qartë qeverisë shqiptare lidhur me burgosjen e Fredi Belerit, kryebashkiaku i ardhshëm i Himarës.

Siç raportojnë mediat greke, Skertsos nënvizoi se Greqia e konsideron respektimin e së drejtës ndërkombëtare si një vijë të kuqe të pacenueshme dhe duke iu referuar “sjelljes së papranueshme dhe të pamendueshme të Tiranës për të burgosur kandidatin për kryebashkiak të Himarës Fredi Beleri, dy ditë para zgjedhjeve”.

Skertsos theksoi se "nëse situata nuk qetësohet, siç theksoi Mitsotakis, Greqia do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të bllokuar rrugën evropiane të Shqipërisë. Do të ketë pasoja jo vetëm për marrëdhëniet greko-shqiptare, por edhe në Procesi i anëtarësimit të Tiranës drejt BE-së, të cilin Greqia e ka mbështetur deri më tani”.

Fredi Beleri u arrestua më 12 maj, pak ditë para zgjedhjeve vendore, nën akuzë për shit-blerje votash. Beleri u arrestua teksa dilte nga shëtitorja në Himarë, i shoqëruar nga tre persona të tjerë, avokati i tij dhe dy anëtarë të shtabit elektoral.

Berleri u la në burg nga Gjykata e Vlorës, ndërsa dosja i kaloi SPAK-ut.

Të fundit