All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Rajoni

Bosnja dhe Hercegovina marrin statusin kandidat për anëtarësim në BE

All - Paragraf - 1

Bosnja dhe Hercegovina marrin statusin kandidat për anëtarësim

Këshilli Evropian i dha Bosnjë dhe Hercegovinës statusin kandidat për anëtarësim në BE. Udhëheqësit e BE-së miratuan vendimin në një samit në Bruksel pas një rekomandimi nga Komisioni Evropian në tetor dhe votimit në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme këtë javë.

All - Paragraf - 3

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell përshëndeti vendimin. “Ky është një vendim për popullin e Bosnjë-Hercegovinës. Liderët politikë tani mund ta kthejnë këtë ambicie në realitet përmes reformave vendimtare”, tha Borrell.

Komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjithashtu e mirëpret vendimin duke thënë se e ardhmja e Bosnjës qëndron në BE.

Ministrja e Jashtme e Sllovenisë Tanja Fajon përgëzoi BiH për marrjen e statusit të saj kandidat në BE. Ajo vlerësoi se ky vendim është i rëndësishëm për BE-në, Ballkanin Perëndimor dhe për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. “Ne e urojmë BiH-në për këtë ditë historike”, tha ajo në një deklaratë.

Denis Beqiroviq, anëtar boshnjak i presidencës trepalëshe boshnjake, tha se vendimi është një inkurajim për të gjithë qytetarët.

“Me këtë vendim marrëdhëniet ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe BE-së forcohen edhe më shumë. Statusi i kandidatit është një hap përpara në procesin e integrimit evropian, megjithëse ka ende shumë punë për të bërë”, shtoi ai.

 

Të fundit