Flash News

Rajoni

Conte merr votëbesimin në Dhomën e Ulët në Parlament, Senati sfida e radhës

Conte merr votëbesimin në Dhomën e Ulët në Parlament,

Kryeministri italian Giuseppe Conte fitoi votëbesimin në Dhomën e ulët në Parlament, duke qëndruar në pushtet pas largimit të aleatit të tij Mateo Renzi nga koalicioni i tij javën e kaluar dhe hapi një krizë politike mes pandemisë COVID-19.

Ligjvënësit në Dhomën e Deputetëve votuan 321 pro me 259 kundër në miratimin e qeverisë së Conte, pasi Kryeministri kërkoi mbështetjen e tyre për të kapërcyer krizën politike.  

Po të kishte humbur votën, Conte do të ishte detyruar të jepte dorëheqjen.

Conte humbi shumicën e tij të koalicionit me largimin e ministrave të Kabinetit që i përkisnin partisë së vogël por të rëndësishme të Italisë Viva (Italy Alive) të ish-Kryeministrit Matteo Renzi, që kërcënoi të rrëzonte qeverinë e tij.

Marzhi ishte më i gjerë se sa pritej dhe i siguroi Conte-s një shumicë absolute në dhomën me 629 vende. Conte do të përballet me një provë më të ashpër të Martën në Senatin e dhomës së sipërme, ku qeveria kishte vetëm një shumicë të pakët edhe kur ligjvënësit e Renzi-t ishin ende pjesë e koalicionit.  

Të fundit