Flash News

Rajoni

Covid-19/ Greqia i jep fund bllokimit, plani i rihapjes

Covid-19/ Greqia i jep fund bllokimit, plani i rihapjes
Foto ilustruese

Greqia i ka dhënë fund sot bllokimit në kuadër të pandemisë. Qytetarët janë të lirë të lëvizin pa orare kufizuese si dhe nuk do të marrin më leje për të dalë nga shtëpitë e tyre, raportojnë mediat greke.

Gjithashtu do të hapet turizmi dhe qytetarët mund të lëvizin nga një rajon në tjetrin. Ng sot do të hapen edhe muzetë. Sa i përket ishujve, me përjashtim të Lefkada, Evia dhe Salamina, është e detyrueshme që turistët të kenë një "certifikatë vaksinimi", 14 ditë pas dozës së dytë, ose një test negativ të 72-orëve të fundit.

Nga dita e hënë, do të rihapen edhe kopshtet, më 21 maj do të hapen kinematë verore, ndërsa palestrat dhe qendrat estetike nga 31 maji. Duke nisur nga qershori do të lejohen edhe pagëzimet dhe dasmat që do të zhvillohen në mjediset e jashtme, por jo me më shumë se 100 persona.

Të fundit