Flash News

Rajoni

Deklarata për Kosovën, deputetja gjermane: BE duhet t'i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë

Deklarata për Kosovën, deputetja gjermane: BE duhet t'i

Pas deklaratës së Aleksandar Vuçiçit gjatë seancës së betimit si president i Serbisë në lidhje me Kosovën, deputetja gjermane Renata Alt kërkon ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.

"Vuçiçi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij. Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithësesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuçiçi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe po nuk pranon t'u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, tha ajo për DW-në.

 

Të fundit